Shqipëria edhe këtë fundjavë do të jetë e kufizuar, sipas urdhrit të nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë.
Kështu, nuk do të lejohen aktivitetet e biznesit, përveç farmacive dhe pikave të shitjes së produkteve ushqimore me pakicë, të cilat lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre ditën e shtunë, datë 23 maj 2020 deri në orën 21:00.
Ndërsa ditën e diel të gjitha aktivitetet do të jenë të mbyllura.
Sipas njoftimit, nuk do të lejohet lëvizja e makinave, ndërsa sa i takon lëvizjes së këmbësorëve, lejohet lëvizja e pensionistëve, ditën e shtunë dhe ditën e diel, datë 23 dhe 24 maj 2020 deri në orën 10:00, të shoqëruar me jo më shumë së një person në krah.
Lejohet gjithashtu lëvizja e prindërve me fëmijëve deri në moshën 14 vjeç, ditën e shtunë dhe ditën e diele, datë 23 dhe 24 maj 2020, pas orës 11, të pashoqëruar me persona të tjerë në krah.
-
Sot ndalohet lëvizja e automjeteve në të gjithë Shqipërinë
-
Qeveria do të vendosë për kufizimin e lëvizjes e të veprimtarisë së bizneseve
-
Shqipëria lehtëson masat kundër pandemisë
-
Shqipëria ndryshon masat anti-COVID, zgjatet orari i qarkullimit
-
Sot nis zbatimi i masave të reja anti-COVID në Shqipëri