Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, institucion i vetëm në Kosovë për shkollimin e të verbërve dhe me të parë të dëmtuar, si dhe me konvikt për këta nxënës, rrezikon të mbetet pa objekt, ngase parashihet të rrënohet dhe në vend të tij të ngrihet një objekt për Gjykatën Themelore të Pejës.
Për ndërtimin e objektit për Gjykatën e Pejës vitin e kaluar është nënshkruar një memorandum ndërministror mes Ministrisë së Drejtësisë, e përfaqësuar nga Këshilli Gjyqësor si iniciues i kërkesës, Ministrisë së Mirëqenies Sociale, si pronare e objektit të tanishëm të shkollës së të verbërve dhe Ministrisë së Administratës Publike.
E për ta ndërtuar objektin e ri të gjykatës duhet rrënuar objekti ekzistues i shkollës së të verbërve dhe për këtë lokacion është pajtuar edhe Komuna. E i tërë ky plan “djallëzor” për të verbrit është zhvilluar prapa shpinës së shkollës së të verbërve dhe menaxhmentit të saj, të cilët nuk janë informuar nga askush se ata do të mbesin pa shkollë.
(Gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)