Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

52 OJQ kërkojnë anulimin e vendimit për rrënimin e objektit të Shkollës së të Verbërve në Pejë

Grupi iniciues për kundërshtimin e rrënimit të objektit shkollor të qendrës burimore për mësim dhe këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, i përbërë nga kjo qendër, OJQ “Syri i Vizionit” nga Peja dhe Shoqata e të Verbërve e Kosovës, i janë drejtuar të martën 3 ministrive dhe kryetarit të Komunës së Pejës, që po duan ta rrënojnë objektin shkollor për të verbër dhe persona me të parë të dëmtuar, me disa kërkesa për të hequr dorë nga ai qëllim që kanë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Janë 3 kërkesa, të cilat shoqëria civile kërkon t’i plotësojnë këto 4 institucione. Njëra është që të anulohet menjëherë vendimi për rrënimin e Shkollës së të Verbërve dhe t’i gjendet një lokacion tjetër për ndërtimin e Gjykatës së Pejës.

Që ta japin gjithë dokumentacionin që ndërlidhet nga fillimi me projektin e rrënimit të shkollës. Kurse kërkesa e tretë është, që ata të pranojnë se kjo ide ka qenë e gabuar dhe për hir të gabimit që kanë bërë, ato institucione të nisin investimet në objektin ekzistues të shkollës për ta ruajtur arkitekturën e objektit nga jashtë dhe me investue edhe në hapësirat e brendshme që me vazhdue kontinuitetin e procesit edukimit dhe mësimit në këtë qendër.

Veton Mujaj, drejtor ekzekutiv i OJQ “Syri i Vizionit” i ka thënë “Kohës Ditore” se janë 52 organizata të ndryshme nga tërë Kosova që i kanë dalë në mbështetje grupit iniciues kundër rrënimit të shkollës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)