Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi është takuar sot me kryetarin e Shoqatës së të Verbërve të Kosovës, me të cilin ka folur për çështjen e objektit të Qendrës Burimore “Xheladin Deda” në Pejë.
Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim “Xheladin Deda” në Pejë, institucion i vetëm në Kosovë për shkollimin e të verbërve dhe me të parë të dëmtuar, si dhe me konvikt për këta nxënës, rrezikon të mbetet pa objekt, ngase parashihet të rrënohet dhe në vend të tij të ngrihet një objekt për Gjykatën Themelore të Pejës.
Për ndërtimin e objektit për Gjykatën e Pejës vitin e kaluar është nënshkruar një memorandum ndërministror mes Ministrisë së Drejtësisë, e përfaqësuar nga Këshilli Gjyqësor si iniciues i kërkesës, Ministrisë së Mirëqenies Sociale, si pronare e objektit të tanishëm të shkollës së të verbërve dhe Ministrisë së Administratës Publike.
E për ta ndërtuar objektin e ri të gjykatës duhet rrënuar objekti ekzistues i shkollës së të verbërve dhe për këtë lokacion është pajtuar edhe Komuna. E i tërë ky plan “djallëzor” për të verbrit është zhvilluar prapa shpinës së shkollës së të verbërve dhe menaxhmentit të saj, të cilët nuk janë informuar nga askush se ata do të mbesin pa shkollë.
“Lidhur me këtë, kam shprehur keqardhje për shqetësimin që ata kanë, ku me të marrë informacionet e para, ne kemi marrë hapat e nevojshëm duke kundërshtuar veprime të tilla, madje kemi kontaktuar menjëherë Ministritë e përfshira në këtë proces dhe Komunën e Pejës. Pas takimeve të zhvilluara jemi dakorduar që një veprim i tillë të mos ndodh derisa të marrim një qëndrim zyrtar nga vetë Qendra Burimore dhe nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, dhe besoj shumë që këtë çështje do ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme dhe së shpejti do të marrim një vendim adekuat”, ka thënë ministri Bytyqi.
Ndonëse tri ministrit të Qeverisë së Kosovës kishin nënshkruar memorandum për rrënimin e objektit ku kryen veprimtarinë Qendra burimore “Xheladin Deda” në Pejë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Tekonologjisë thotë të ketë marrë informatë jozyrtare për këtë iniciativë.
Edhe
Edhe MASHT-i del kundër rrënimit të objektit të “Xheladin Dedës” në Pejë
Megjithatë, kjo Ministri ka dal kundër rrënimit, duke shpreh shqetësimin e vet.
MAShT thotë se qendra për arsim dhe këshillim për nxënësit e verbër dhe gjysmë të verbër “Xheladin Deda”, është në kompetencë të Ministrisë se Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, e cila do të trajtojë këtë çështje bashkë me palët e përfshira në këtë proces.