Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHKK-ja lehtëson masat, lejon vizitat familjare në burgje

Burgje

Foto: Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës nga e hëna do të fillojë me lehtësimin e masave të marra për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në institucionet korrektuese. SHKK-ja ka njoftuar se nga 14 shtatori do të filloi me lejimin e fundjava për të dënuarit, e po ashtu edhe vizitat familjare, ku do të lejohen dy persona të rritur dhe po ashtu fëmijët.

“Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse. Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftim të SHKK-së.