Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) nga dita e sotme do të fillojë me hapat e radhës të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj COVID-19 në institucionet korrektuese.
Në një komunikatë për media thuhet se SHKK nga data 14.09.2020 do të fillojë me lejimin e vikendeve për dënuarit, e po ashtu për vizitat familjare do të lejojë dy persona të rritur dhe fëmijët.
Gjatë vizitës së tyre, secili familjar është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete të bartë edhe maskë mbrojtëse.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.
Ndryshe, Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve rreth hapave në vazhdim.
-
SHKK-ja fillon lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitat familjare
-
SHKK-ja lehtëson masat, lejon vizitat familjare në burgje
-
Shërbimi Korrektues lejon vizitat nga 24 gushti
-
Shërbimi Korrektues i Kosovës fillon lehtësimin e masave
-
Nis lehtësimi i masave në institucionet korrektuese, familjarët mund të dërgojnë rroba për të burgosurit