Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

SHKK-ja fillon lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitat familjare

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga 28 dhjetori do të fillojë lejimin e vikendeve për të dënuarit dhe vizitave familjare.

Sipas SHKK-së, vizitat familjare do të fillojnë me pranimin e një anëtari të familjes, i cili është i obliguar t’i respektojë në hyrje masat anti-covid me distancë, maskë mbrojtëse dhe dezinfektues.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve. Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.