Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vizitat familjare për të burgosurit do të lejohen prej 1 qershorit

Foto: Koha

Shërbimi Korrektues i Kosovës do t’i lejojë nga 1 qershori vizitat familjare për të burgosurit.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të marten, në kuadër të lehtësimit të masave.

“Gjatë vizitës së tyre, secili vizitor është i obliguar të dezinfektohet në hyrje të institucioneve korrektuese, e po ashtu me vete duhet të ketë maskë dhe dorëza mbrojtëse”, shkruhet në njoftim.

SHKK po ashtu ka bërë të ditur se do të fillohet me pranimin e vetëm dy anëtarëve të ngushtë të familjes, numër ky që do të rritet gradualisht.