Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nga nesër lejohen vizitat në burgje

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data 28 shtator [nesër] do të fillojë me lejimin e vizitave të lira dhe vizitave familjare.

Si masë lehtësuese, për vizitë familjare do të fillojë me pranimin e vetëm një anëtari të ngushte të familjes dhe vizitat e lira në lokale të veçanta.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë vizitës, vizitori është i obliguar të prezantoi certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një doze të vaksinës kundër COVID-19, testin RT-PCR negativ, jo më të vjetër se 72 orë, ose testin i shpejtë antigjen negativ, jo më të vjetër se 48 orë. Po ashtu, vizitorët gjatë qëndrimit brenda institucioneve korrektuese obligohen të bartin maskat mbrojtëse”, thuhet në njoftim.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.