Ambasada amerikane në Tiranë njoftoi sot se agjentët e saj kanë zbuluar disa raste korrupsioni në policinë e Shqipërisë. Përmes një vide-mesazhi, ambasada tha se “çdo javë do të nënvizojmë një nismë që kemi ndërmarrë për të luftuar korrupsionin në Shqipëri”.
“Këtë javë, mësoni se si Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet agjentëve dhe hetuesve të posaçëm, në bashkëpunim me Policia e Shtetit dhe prokurorët, punon për të gjurmuar dhe shkurajuar mashtrimin me anë të dokumenteve dhe për të sjellë përpara drejtësisë kriminelët përgjegjës për prodhimin, përhapjen dhe blerjen e tyre”.
Pranë ambasadës është e vendosur DSS që po heton krimet me pasaportat dhe vizat. Gjatë hetimeve, në rrjetin e amerikanëve kanë rënë zyrtarë të policisë dhe të aeroportit të Rinasit.
-
SHBA zbardh planin për të vënë në vijë burgjet shqiptare
-
SHBA-ja s’ka viza për 170 zyrtarë shqiptarë
-
SHBA-ja e inkurajuar nga përparimi në luftën kundër krimit në Shqipëri
-
SHBA-ja paralajmëron qytetarët e saj në Shqipëri se mund të shënjestrohen nga grupe të lidhura me Iranin
-
Nisin hetimet për 16 policë të Rinasit, që dyshohen për kalime ilegale të kufirit