Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka lëshuar një alarm sigurie për shtetasit e saj, duke paralajmëruar se grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me SHBA-në në Shqipëri.
Ambasada u ka bërë thirrje shtetasve amerikanë të jenë vigjilentë.
“Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, thuhet në paralajmërimin e Ambasadës.
Paralajmërimi vjen ndërsa lufta e SHBA-së dhe Izraelit me Iranin është futur në muajin e dytë.
-
Irani thotë se ka shënjestruar një bazë ajrore amerikane
-
DASH-i paralajmëron për rreziqe të shtuara sigurie, objektet diplomatike në shënjestër
-
Hamasi i bën thirrje Iranit të mos i shënjestrojë vendet fqinje
-
Irani paralajmëron: Do të godasim bankat, qëndroni larg 1 kilometër
-
SHBA-ja paralajmëron Iranin për përdorimin e zonave civile për sulme