Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nëpërmjet një deklarate ka përshëndetur përparimin që është parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri.
Sipas ambasadës, Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë.
“Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët”, thekson Ambasada e SHBA.
Ambasada shton se ka ende punë për të bërë dhe presin që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen.
Më tej, Ambasada e SHBA thekson se një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme.
“Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar”, deklaron Ambasada e SHBA.
-
SHBA zbardh planin për të vënë në vijë burgjet shqiptare
-
DASH: Përgëzojmë Shqipërinë për zgjedhjet dhe shpresojmë në bashkëpunimin me Ramën
-
Kosnett: SHBA-ja e përkushtuar të punojë me Kosovën për ta luftuar korrupsionin
-
Raporti për pastrimin e parave, DASH: Shqipëria bëri pak përpjekje për ta penguar
-
Ambasada amerikane pyet nëse qeveria e re e Kosovës do t’i frenojë praktikat korruptive