Gjykata e Lartë e Suboticës ia ka zgjatur edhe një muaj masën e paraburgimit, Arbnor Spahiut, ish-zyrtar policor i Kosovës, që ishte arrestuar më 7 qershor nën pretendimin “se ka kryer vrasje në Banjskë më 24 shtator 2023”.
Vazhdimin e paraburgimin e ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës që ka thënë se po vazhdon përpjekjet për trajtim të drejtë dhe adresim institucional të rastit të Spahiut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMPJD-ja ka njoftuar se avokati mbrojtës i ka dorëzuar gjykatës edhe dokumentet që konfirmojnë se Spahiu e kishte lënë policinë vite para ngjarjes së Banjskës.
Familjarët e Spahiut pritet që nesër (10 korrik) të udhëtojnë drejt Suboticës për ta vizituar. Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi, sipas MPJD-së, do të paraqesë kërkesë formale për lejimin e vizitës.