Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e prokurorisë për vendosjen e masës sekuestro për disa nga pasuritë e paluajtshme të ish-prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llalla, bën të ditur abcnews. Në njoftimin zyrtar të prokurorisë janë renditur një apartament banimi me sipërfaqe rreth 67 m² në Durrës dhe rreth 17 mijë e 750 metër katrorë tokë arë në zona të ndryshme të Tiranës.
Vlera e tregut e pasurive të paluajtshme të mësipërme, në total është në shumën 98 milionë e 772 lekë. Kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka ardhur pasi janë janë krijuar dyshime të arsyeshme se disa pasuri të paluajtshme në zotërim të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla përbëjnë produkt të veprës penale.
Artikuj të ngjashëm
-
Apeli la në fuqi vendimin për dy vite burg, policia shkon në banesë për të arrestuar Adriatik Llallën
-
Sekuestrohet pasuria e Adriatik Llallës
-
Nisin hetimet për ish-prokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla
-
Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, arrestohet në Romë
-
Ish-prokurori i Shqipërisë dënohet me 2 vjet burgim