Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nisin hetimet për ish-prokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla

Kanë nisur hetimet për ish-prokurorin e përgjithshëm të Shqipërisë, Adriatik Llalla.

Prokuroria ka kërkuar informacione nga disa institucione si dhe ka sekuestruar kontratat e shitblerjes së pasurive të Llallës, bën të ditur Ora News.tv.

Pjesë e hetimit janë dhe disa kontrata noteriale në lidhje me pasurinë e tij

Hetimi bëhet në prokurorinë e Durrësit për të shmangur konfliktin e interesit dhe si prokuroria më e afërt me Tiranën ndërkohë që para emërimit si Kryeprokuror Llalla ka punuar në Prokurorinë e Fierit, në Tiranë dhe ILDKP.

Llalla nuk iu nënshtrua vettingut pasi hoqi dorë nga e drejta për emërim në Gjykatën e Apelit.

Edhe Sekuestrohet pasuria e Adriatik Llallës Arbëri Sekuestrohet pasuria e Adriatik Llallës

Ndërkohë më 16 shkurt 2018 Llalla i shpall "non grata" në Amerikë. Atehere Ora News u interesua pranë Departamentit të Shtetit se përse Sekretari i Shtetit Rex Tillerson e ka bërë këtë shpallje publikisht dhe përgjigja që u mor ishte kjo: Zoti Llalla përmbush kushtin e parashikuar në seksionin 7031(c). Sekretari ka informacione të besueshme se zoti Llalla ka qenë i përfshirë në korrupsion domethënës gjatë periudhës së tij si Prokuror i Përgjithshëm.

Me korrupsion domethënës, Departamenti Amerikan i Shtetit nënkupton natyrën e veprimeve korruptive dhe impaktin e tyre në interesat kombëtar të Shteteve të Bashkuara.