Mbrëmjen e së mërkurës, policia ka kontrolluar shtëpinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Tiranë.
Forca të shumta policie shkuan në banesën e tij, ndërkohë që ishte e pranishme edhe media.
Uniformat blu u larguan pasi nuk e gjetën në shtëpi Adriatik Llallën.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me 2 vite burg, për ish-Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.
Më 20 maj, gjykata e Posaçme dënoi me 2 vite burg, si dhe 5 vjet heqje funksionesh publike, ish-Prokurorin e Përgjithshëm, për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, raporton A2.
Edhe
Ish-kryeprokurori i Shqipërisë, Adriatik Llalla, arrestohet në Romë
Po ashtu, Gjykata vendosi edhe konfiskim të pasurive, gati 22 mijë metra katrorë truall dhe një apartament në Durrës.
Prej shkurtit 2018, Llalla është pjesë e listës së zezë të Departamentit Amerikan të Shtetit, që i ka ndaluar hyrjen në SHBA atij dhe familjarëve.