Zëvendësministri në detyrë i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka mohuar se Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar fondet për mbrojtjen e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë. Ai ka reaguar pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, në emisionin “Tempus” në KTV ka thënë se ministrja në detyrë, Albulena Haxhiu, i ka ndalur fondet.
Sallahu ka thënë se pagesat po vazhdojnë të ekzekutohen.
“Është tërësisht e pavërtetë që Ministria e Drejtësisë i ka ndaluar fondet për mbështetjen financiare të ish- krerëve të UÇK-së. Ne vazhdojmë t’i ekzekutojmë pagesat sipas legjislacionit përkatës në fuqi. Nga viti 2021, kur edhe ka filluar ekzekutimi i pagesave, e deri me 16 maj 2025, kemi ekzekutuar për mbështetjen financiare të ish krerëve të UÇK-së, 31 milionë e 985 mijë e 214 euro”, ka shkruar ai në Facebook.
Sallahu ka shtuar se janë të hapur për të ofruar qasje në shpenzimet.
“Ata që e kanë bërë Gjykatën Speciale, kot mundohen të mashtrojnë me gënjeshtra! Ministria e Drejtësisë do ta adresojë secilën përgjegjësi që ka. Kushëdo që është i/e interesuar të dijë më shumë për shpenzimet, jemi të hapur t’ju ofrojmë qasje”.
-
OVL-UÇK kërkon urgjentisht sigurimin e mjeteve financiare për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve
-
MD: Mbi 32 mln euro janë paguar për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së, mbi 5 mln vetëm për Thaçin
-
Shtetit i janë kërkuar më shumë fonde për mbrojtjen e të akuzuarve në Hagë
-
Ekipi mbrojtës i Thaçit kërkon nga Kurti, Konjufca e Haxhiu mbështetje financiare shtesë
-
Kurti: Qeveria s'ndërhyn në procedura gjyqësore, kërkon standarde në proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së