Ministria e Drejtësisë ka paguar 32,944,287 euro për mbrojtjen që nga fillimi i procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë e deri më tash, ka njoftuar kjo ministri.
Deputeti i Partisë Demokratik të Kosovës, Artan Behrami, ka thënë të enjten se disa herë Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” ka bërë kërkesë në MD për financimin e mbrojtjes së Thaçit, por se siç ka pretenduar ai, ministria i ka refuzuar të gjitha kërkesat.
Por, nga Ministria e Drejtësisë është thënë se janë realizuar pagesa të rregullta në përputhje me marrëveshjet dhe obligimet e përcaktuara paraprakisht, në funksion të përkrahjes së mbrojtjes juridike.
“Nga fillimi i procesit në total janë paguar 32,944,287.77€ (tridhjetë e dy milion e nëntëqind e dyzet e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e shtatë euro e shtatëdhjetë e shtatë cent). Nga kjo shumë, për mbrojtjen e z. Hashim Thaçi janë shpenzuar total: 5,353,301.02 € (pesë milion e treqind e pesëdhjetë e tre mijë e treqind e një euro e 2 cent). Pagesat janë realizuar në mënyrë të rregullt dhe transparente dhe do të vazhdojnë të bëhen në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore dhe marrëveshjet në fuqi”, thuhet në njoftimin e MD-së.
-
OVL-UÇK kërkon urgjentisht sigurimin e mjeteve financiare për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve
-
Thaçi ofron 50 mijë euro dorëzani për lirim me kusht
-
Musa: MD-ja qëllimshëm hoqi nenin për buxhet shtesë për të akuzuarit në Hagë
-
Thaçi ankohet se s’ka para për dy gjykime paralele, prokuroria e pretendon të kundërtën
-
Sallahu: Ministria vazhdon t’i ekzekutojë pagesat për mbrojtjen e Thaçit dhe të tjerëve