Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rrustem Berisha kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës

Rrustem Berisha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka njoftuar se Rrustem Berisha do të jetë kandidati i kësaj partie për kryetar të Pejës në zgjedhjet e 17 tetorit.

Kjo është bërë e ditur përmes Degës së AAK-së në Pejë në Facebook, ku thuhet se Berishës iu dha besimi me vota unanime.

“Me votë unanime nga anëtarët e Këshillit drejtues, nën udhëheqjen e kryetarit të degës z.Arbër Tolaj, iu dha besimi z.Rrustem Berisha për t’i hyrë garës në zgjedhjet komunale 2021, të cilat do të mbahen me 17 Tetor”, thuhet në njoftim.