Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Zgjedhjet lokale

AAK-ja publikon listën për Prishtinën

Beke Berisha

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar listën kandiduese për zgjedhjet komunale në Prishtinë.

Listës i prinë Bekë Berisha, kandidat për kryetar të kryeqytetit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo është lista jonë e kandidatëve për Asamblenë Komunale të Prishtinës. Forcë e unifikuar e njerëzve që e duan këtë qytet me zemër e shpirt! Kemi bashkuar ide të freskëta, energji që nuk ndalet dhe përvojë që e di rrugën. Nga lagjet e qeta e deri te rrugët plot jetë, zëri ynë vjen i larmishëm, me të rinj plot guxim dhe profesionistë me përvojë, krah për krah, për të sjellë ndryshim aty ku nevojitet më së shumti. Me sinqeritet, bashkëpunim dhe besim se Prishtina meriton më të mirën, jemi gati të punojmë për ju, me ju”, ka shkruar Berisha në Facebook.