Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka miratuar tetë kandidatura për kryetarë komunash në zgjedhjet komunale që do të mbahen sivjet.
Në Prishtinë, kjo parti do të kandidojë me deputetin Bekë Berisha, që në zgjedhjet e shkuara ishte kandidat për kryetar të Komunës së Istogut.
AAK-ja ka konfirmuar se synon edhe një mandat në Gjakovë me Ardian Gjinin, në Suharekë me Bali Muharremajn, në Rahovec me Smajl Latifin, në Klinë me Zenun Elezajn e në Deçan me Bashkim Ramosajn.
Kandidaturat e miratuara:
• Në Gjakovë: Ardian Gjini
Edhe
AAK-ja publikon emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave
• Në Pejë: Ali Berisha
• Në Suharekë: Bali Muharremaj
• Në Rahovec: Smajl Latifi
• Në Klinë: Zenun Elezaj
• Në Deçan: Bashkim Ramosaj
• Në Prishtinë: Bekë Berisha
Edhe
Haradinaj: Ardian Gjini, kryetar model për tërë Kosovën
• Në Artanë: Ajet Avdyli
“Gjatë ditëve në vijim, degët e Aleancës në komuna të tjera do të dalin me propozimet e tyre për kandidatë, duke përmbyllur kështu hartën zgjedhore të Aleancës në të gjithë vendin. Aleanca po hyn në këtë proces zgjedhor me kandidatë të dëshmuar dhe me vizion të qartë zhvillimor”, ka shkruar në Facebook kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.