Është rritur sërish çmimi i naftës në Kosovë.
Sipas çmimeve maksimale të lejuara, të enjten në Kosovë, çmimi i naftës për litër është 1.56 euro, i benzinës 1.40 euro për litër dhe gazi 0.60 euro për litër.
Të mërkurën, çmimi i naftës ishte 1.54 euro për litër, kurse i benzinës dhe naftës nuk ka ndryshuar.
Çmimet e derivateve kanë nisur të rriten sërish pas prishjes së marrëveshjes së armëpushimit mes SHBA-së dhe Iranit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se do ta kthejnë bllokadën për anijet që shkojnë drejt apo dalin nga portet e Iranit.
