Një objekt i ndërtuar pa leje në rrugën magjistrale Prishtinë -Mitrovicë, është rrënuar këtë të martë nga inspektorët e ndërtimit.
Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se ‘ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspekcion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës. Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit - lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse”.
Drejtoria e Inspekcionit me këtë rast u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos ndërtojnë pa leje, pasi sipas tyre rrënimi është i pashmangshëm.
Artikuj të ngjashëm