Një objekt pa leje i ndërtuar së fundmi në rrugën magjistrale Prishtinë-Mitrovicë është rrënuar nga inspektorët e ndërtimit të kryeqytetit.
Sipas njoftimit nga Komuna e Prishtinës, ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspeksion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës.
“Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit - lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse. Drejtoria e Inspeksionit përsërit thirrjen: Mos ndërtoni pa leje, sepse rrënimi është i pashmangshëm”, thuhet në njoftimin e komunës.