Pas 28 vjetësh i zhdukur, dëshmori Agron Gjocaj të shtunën është rivarrosur me nderime të larta ushtarake në fshatin Baballoq të Deçanit.
Në ceremoninë solemne, flamuri kombëtar kuq e zi iu dorëzua familjes së dëshmorit, si simbol nderimi dhe mirënjohjeje për sakrificën e tij për lirinë e vendit, raporton “KosovaPress”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përfaqësues institucionalë, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë të shumtë.
Ish-kryeministri Haradinaj ndau një mirënjohje për familjen Gjocaj, të cilën ia dedikoi në shenjë respekti dhe vlerësimi për sakrificën e dëshmorit Agron Gjocaj. Ai theksoi se kujtimi dhe vepra e dëshmorëve mbeten themel i lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Agron Gjocaj ra dëshmorë më 18 gusht 1998 në trekufi.