Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë 28-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, ish-komandanti i zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, rrugëtimi drejt përballjes së armatosur me Serbinë ka qenë i gjatë dhe i vështirë.
Në ceremoninë ku është shënuar 28-vjetori i Epopesë, Haradinaj ka përmendur sakrificat dhe ngjarjet që i paraprinë luftës së hapur.
Ai ka përmendur vrasjen e heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu e Edmond Hoxha. Pastaj vrasjen e Luan Haradinajt e të Ardian Krasniqit.
Gjithashtu ka përmendur edhe masakrën e Reçakut e përballjen e komandanti Adem Jashari dhe familjes së tij me Serbinë, për të cilën ka thënë se është unike.
Haradinaj ka thënë se për Gllogjanin ka qenë e vështirë të mendohet se si do të shkonte përballja e radhës.
“Serbia e dinte kush jemi. Po të shkonte kjo përballje në dëm të UÇK-së, nuk ishte vetëm çka ndodhi me ne, por çka ndodhi me shqiptarët, si do shkojë më tutje kjo luftë. Epilogu i kësaj lufte rezultoi me fitoren e shqiptarëve. Edhe pse tre nga ne u vranë, mirëpo rezultoi se shqiptarët e fituan këtë luftë”, u shpreh Haradinaj, raporton Ekonomia Online.
Ai në këtë ceremoni ka ndarë mirënjohje për kontributin e veçantë dhe meritat e jashtëzakonshme në avancimin e çështjes kombëtare, për gjeneralin Kudusi Lama. Atë e ka dekoruar me medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”.
Gjenerali Lama e ka cilësuar përballjen e 24 marsit në Gllogjan me Serbinë si një nga momentet më të rëndësishme të luftës çlirimtare.
“Një nga qasjet më të rëndësishme të luftës sonë çlirimtare, të historisë së armatosur të rezistencës shqiptare në Kosovë, përballjen e lavdishme në Gllogjan më 24 mars – një përballje që nuk ishte e thjeshtë, një betejë ushtarake, një provë e madhe e karakterit, guximit, vendosmërisë së popullit shqiptar për liri. Një ngjarje që shënoi një kthesë të rëndësishme në rrjedhjen e luftës çlirimtare”, ka theksuar ai.
Kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, tha se historia e luftës duhet të shërbejë jo vetëm si krenari, por edhe si mësim për brezat e rinj.