Kontrasti për procedura të ndryshme imazherike me origjinë nga Kina ka rezultuar të jetë i sigurt për përdorim dhe i është hequr masa e pezullimit, ka njoftuar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Ky kontrast ishte pezulluar prej dy muajsh, pas paraqitjes së reaksioneve alergjike te disa pacientë.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton opinionin publik se produkti medicinal IOHEXOL 350 mg/ml (kontrast jo-jonik), i cili përdoret për qëllime diagnostike në imazheri, është konfirmuar si i sigurtë për përdorim dhe i është hequr masa e pezullimit. Vendimi është marrë bazuar në rezultatet përfundimtare të analizave laboratorike të kryera nga një Laborator për Kontroll dhe Cilësi jashtë vendit, si dhe në raportin e dërguar nga Departamenti i Farmakovigjilencës në Agjencinë Kosovare për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM)”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Inspektoriati Farmaceutik ka konstatuar se produkti plotëson standardet e sigurisë dhe cilësisë për përdorim mjekësor.
-
Mungojnë rezultatet e analizës për kontrastin nga Kina, që u shkaktoi reaksione pacientëve
-
Pacientët ende e blejnë kontrastin që SHSKUK-ja e kontraktoi në nëntor
-
Spitali i Prizrenit demanton SHSKUK-në
-
SHSKUK-ja pranoi ampula me 3 muaj e 17 ditë afat të mbetur, disa spitale qe një javë kanë mungesë
-
Gati dy vjet pa teste të alergjisë në QKUK, pacientët referohen te privatët