Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, Enkel Rexhepi, ka thënë se Policia në Luginën e Preshevës po merr shënime për shqiptarët që po festojnë pas fitores së Shqipërisë ndaj Serbisë në futboll.
“Jam duke ndjekur me shqetësim informacionet se në Komunën e Bujanocit dhe të Preshevës, organet e rendit po evidentojnë apo shënojnë persona për shkak të festimeve pas fitores së Kombëtares së Shqipërisë ndaj Serbisë.
Dua t’i paralajmëroj institucionet policore që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos bien në grackën e hakmarrjes institucionale. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë të drejtë të gëzohen për sukseset e Kombëtares së tyre kombëtare – një gëzim që nuk përbën asnjë rrezik për rendin publik, por është shprehje e identitetit dhe krenarisë kombëtare”, ka shkruar ai në Facebook të shtunën në mbrëmje.
Rexhepi ka kërkuar respektim të të drejtave dhe lirive qytetare dhe që të mos ketë asnjë veprim policor me prapavijë etnike a politike.
Shqipëria fitoi 1:0 në Leskovc. Golin e vetëm e shënoi Rey Manaj.
-
Rexhepi i quan provokime stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën
-
Gjajiqi nuk po mund ta kalojë dhembjen për humbjen nga Shqipëria: Ishte më shumë se ndeshje
-
Rey Manaj, nga lojtar i fyer në hero të shqiptarëve
-
Manaj, shqiponja e Shqipërisë në Leskovc
-
Festë shqiptare, shqiponjat fluturojnë në Leskovc