Në ambientet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u bë pranim-dorëzimi i detyrës ndërmjet ministrit të deritanishëm Ferat Shala dhe ministres së posazgjedhur Albena Reshitaj.
Me këtë rast, Shala ka njoftuar ministren Reshitaj me projektet e realizuara, ato në realizim e sipër, si dhe planet në domenin që ngërthen MMPH, duke i ofruar mbështetjen e plotë të tij si dhe duke i dëshiruar suksese në detyrën e re.
Nga ana tjetër ministrja Reshitaj u zotua që si ministre e këtij dikasteri do të punojë ngushtë me stafin civil të ministrisë për të arritur progres në fushën e Mbrojtjes së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
“Ne, sot po fillojmë një fazë të re të politikëbërjes në fushën e mbrojtës së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që përmbushë kriteret evropiane për jetë të shëndetshme si dhe ngritje të cilësisë dhe jetës së qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Reshitaj.
-
Reshitaj bëhet këshilltare politike e Haradinajt
-
Reshitaj: Për shkaqe personale largohem nga pozita
-
Ministrja Reshitaj jep dorëheqje
-
Haradinaj: Reshitaj dha dorëheqje për shkaqe personale, i ofrova bashkëpunim për të ardhmen
-
Reshitaj bëhet ministrja e dytë nga AKR-ja që jep dorëheqje, Qeveria mbetet me vetëm një grua