Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim, siç thotë ai lamtumirës, ministren e dorëhequr të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.
“Ministrja e deritashme e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, e cila ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale, i ka shërbyer me devotshmëri Republikës së Kosovës, në këtë periudhë të qeverisjes. Prita sot në takim lamtumirës ish ministren Reshitaj, të cilës ia shpreha falënderimin tim, për besnikëri ndaj detyrës shtetërore dhe për punën korrekte në ministrinë përkatëse”, ka shkruar Haradinaj.
Lexo edhe: Reshitaj: Për shkaqe personale largohem nga pozita
Duke i dëshiruar suksese në karrierë, Albena Reshitajt i ofrova bashkëpunim edhe në të ardhmen, në shenjë respekti të personalitetit dhe profilit të saj profesional dhe politik.