Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministrja Reshitaj jep dorëheqje

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Lajmin e ka konfirmuar për KTV-në, këshilltari i ministres Leutrim Sahiti.

Ai nuk ka dhënë arsyen e dhënies së dorëheqjes.

Lajmin për dorëheqje të Reshitajt e ka bërë të ditur edhe kryeministri Ramush Haradinaj përmes një postimi në Facebook.

“Sapo kam pranuar dorëheqjen e Ministres së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj. Në letrën e saj, Ministrja këtë vendim e arsyeton me motive personale, të cilat unë do t’i respektoj. E falënderoj Ministren Reshitaj për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uroj çdo të mirë në rrafshin personal dhe profesional”, ka thënë Haradinaj.

Edhe Reshitaj bëhet këshilltare politike e Haradinajt Arbëri Reshitaj bëhet këshilltare politike e Haradinajt

Portali Koha.net më herët ka raportuar se ministrja është shkarkuar për shkak të mospajtimit të saj me kryeministrin Haradinaj për Task-Forcën për mjedisin.

Ndërsa, burime tjera bënin me dije se ishin mospajtimet brenda partisë AKR arsyet e shkarkimit të Reshitajt nga kjo pozitë.