Kryetari i Komunës së Prishtinës, ka reaguar për përleshjen që ka ndodhur në ambientet e Komunës të mërkurën.
Ai ka thënë se po presin që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi.
“Dhuna që ka ndodhur sot para objektit të Komunës së Prishtinës është plotësisht e papranueshme dhe e dënueshme. Institucionet publike duhet të mbesin hapësira të dialogut e bashkëpunimit, jo të përplasjeve. Ne presim që organet e drejtësisë ta trajtojnë rastin me përgjegjësi”, ka shkruar Rama në Facebook.
Një përleshje fizike ka ndodhur në ambientet e Komunës së Prishtinës të mërkurën, pas dështimit të seancës për buxhetin. Policia ka shoqëruar tre persona për rastin, ndërsa mësohet se kryesuesi Fehmi Kupina ka kërkuar trajtim mjekësor.
Sipas asamblistëve të PDK-së, Kupina është sulmuar nga asamblistë të LDK-së.
Kupina ka qenë anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kur është zgjedhur kryesues. E në zgjedhjet e reja ai garon me Lidhjen e Prishtinës.
Përleshje në Komunën e Prishtinës, tre të shoqëruar në polici
Një përleshje fizike ka ndodhur në ambientet e Komunës së Prishtinës të mërkurën, pas dështimit të...-
Kryesuesi Kupina merr lëndime në përleshjen fizike me asamblistin e LDK-së, Sami Salihu
-
Përleshje në Komunën e Prishtinës, tre të shoqëruar në polici
-
Dyshimet për legalizime të kundërligjshme, Rama paralajmëron masa ndaj kujtdo që rezulton se e ka shkelur ligjin
-
Komuna e Prishtinës: Do të marrim masa ndaj përgjegjësve, nëse vërtetohen dyshimet për legalizime të kundërligjshme
-
Rama: Kemi nisur lirimin e banesave komunale që janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme