Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rama pasi u gjuajt në Kuvend me bojë: S’ka rrezik më të madh se sa budallai i vetëdijshëm

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj incidentit të sotëm në Kuvend, ku ndaj tij është hedhur ngjyrë nga një deputet i Partisë Demokratike.

Ishte deputeti Edi Paloka, që qëlloi me ngjyrë në fytyrë kryeministrin Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.

LEXO EDHE: Sulmoi me ngjyrë Ramën, Garda dhe Policia nisin hetimet ndaj Palokës

Rama ka thënë se “s’ka rrezik më të madh se sa budallai i vetëdijshëm” dhe se “problemi me budallain e vetëdijshëm është krenaria”.

“Një katran me bojë i vuri vulën një shfaqjeje turpëruese. Budallai është një njeri me shiringë në dorë, i cili hedh bojën në Kuvend”, tha Rama.

Partia Demokratike ka sqaruar arsyet pse Edi Paloka gjuajti me bojë kryeministrin Edi Rama. Sipas PD-së, qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara.

“Edi Paloka e gjuajti me bojë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me bojë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së.