Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gjyqtari Gosnell: Thaçi ishte në krye të grupit për pengimin e zyrtarëve të Prokurorisë

thaci

Gjyqtari Kristofer Gosnell thotë se Hashim Thaçi ishte i vetëdijshëm se veprimet e tij do të pengonin punën e zyrtarëve të Prokurorisë.

Ai mori një shembull, për të cilin tha se është njëri ndër shumë që e dëshmojnë këtë vetëdijshmëri të Thaçit.

Ka shtuar tutje se Thaçi dhe Fadil Fazliu kanë tentuar që t’i pengojnë detyrat e personave zyrtarë, duke deklaruar se Thaçi ishte drejtues i këtij grupi.

“Kjo tregon se ishte i vetëdijshëm se veprimet e tij do të pengonin detyrat zyrtare të personave zyrtarë përgjegjës në paraqitjen dhe vlerësimin e dëshmitarëve kundër tij në çështjen gjashtë. Jam i bindur se tentativa për pengim kishte në shënjestër gjyqtarë dhe prokurorë të përfshirë në çështjen 06 dhe Thaçi ishte drejtues-organizator i grupit. Rrjedhimisht, konstatohet jashtë dyshimit të arsyeshëm se z. Thaçi dhe Fazliu kanë tentuar që, me anë të veprimit të përbashkët, të pengojnë detyrat zyrtare të personave zyrtarë. Z. Thaçi kreu mosbindje ndaj Gjykatës dhe Fazliu e ka ndihmuar në mosbindje në pikën 17”, ka thënë ai.

Edhe në vizitën e 2 korrikut 2023, gjyqtari ka thënë se se Thaçi shkeli fshehtësinë e procedurës dhe kreu veprimin e “mosbindjes ndaj Gjykatës”.

Edhe Gjyqtari: Pretendohet se Thaçi organizoi tri grupe për pengim të drejtësisë Arbëri Gjyqtari: Pretendohet se Thaçi organizoi tri grupe për pengim të drejtësisë

“Nuk jam i bindur që z. Fazliu ndihmoi në nxjerrjen e këtyre informacioneve në momentin që ndodhën”, ka thënë ai.

Më pas, gjyqtari i trajtoi vizitat e  Bashkim Smakajt tek Thaçi për të cilat thuhet se janë zhvilluar me 9 shtator dhe 7 tetor 2023.

Gjatë këtyre vizitave, gjyqtari tha se cak për të ndikuar në dëshminë e tij ishte Bislim Zyrapi.

Ndërsa, thuhet se një dokument me udhëzime për Zyrapin u gjet gjatë bastisjeve të Prokurorisë te Smakaj.

“Jam bindur se tentativa për pengim kishte në shënjestër prokurorë dhe gjykatës… Thaçi ishte drejtuesi dhe organizatori i grupit. Rrjedhimisht, konstatoj se për z. Thaçi dhe Smakaj është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm se kanë tentuar të pengojnë personat zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, tha Gosnell.

Sipas tij, Thaçi kreu mosbindje ndaj Gjykatës dhe Smakaj ndihmoi në mosbindje.

Edhe Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë Arbëri Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Në këto vizita, gjyqtari thotë se Thaçi shkeli fshehtësinë e procedurës se Thaçi dha informacione edhe për 5 dëshmitarë të tjerë të Prokurorisë.  

Por, gjyqtari tha se nuk është i bindur që Smakaj ndihmoi në nxjerrjen e këtij informacioni.

Lexo përditësimet tjera
hashim thaci speciale

Nis seanca ndaj Thaçit dhe të tjerëve për “pengim të drejtësisë”

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur të mbahet seanca ndaj ish-presidentit...