Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë

Hashim tha

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengim të drejtësisë. 

Ai është shpallur fajtor për trentativë për pengimin te personave zyrtare në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët Fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës. 

Gjithashtu është shpallur fajtor për mosbindje ndaj gjykatës. 

Dënimi është shpallur nga gjyqtari Kristofer Gosnell, të martën në seancën e mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. 

Thaçi është shpallur i pafajshëm për tentative për pengim të personave zyrtarë sipas pikës 3 të aktakuzës si dhe për mosbindje ndaj gjykatës sipas pikës 9 të aktakuzës. 

Edhe Specialja dënon Thaçin me 25 vjet burgim Arbëri Specialja dënon Thaçin me 25 vjet burgim

Bashkim Smakaj është dënuar me 12 muaj burgim. Ai është shpallur fajtor për pengim të personave zyrtarë, për mosbindje të Gjykatës. 

“Meqenëse keni kaluar më shumë muaj në paraburgim, ju liroheni”, ka thënë gjyqtari Gosnell.

Fadil Fazliu është shpallur fajtor për veprat pengim i drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Ai është dënuar më 12 muaj burgim, i cili konsiderohet dënim i kryer për shkak të kohës së kaluar në paraburgim.

Edhe Mbrojtja vazhdon deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë Arbëri Mbrojtja vazhdon deklaratat përfundimtare në lidhje me akuzat për administrim të drejtësisë

Ndërkohë Hajredin Kuçi është dënuar me një muaj burgim me kusht për veprën mosbindje ndaj gjykatës. Dënimi sipas Gjykatës, konsiderohet i kryer pas një viti nëse Kuçi nuk kryen asnjë vepër tjetër penale.

Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm. Gjykatësi ka thënë se ai është shpallur i pafajshëm për mosbindje ndaj Gjykatës.

Lexo përditësimet tjera
Hashim Thaci

Thaçi dënohet me 17 muaj burgim për pengim të drejtësisë