
Sulmoi me ngjyrë Ramën, Garda dhe Policia nisin hetimet ndaj Palokës
Garda e Republikës së Shqipërisë dhe Policia e Shtetit reaguan pasi Edi Paloka i hodhi bojë në fytyrë kryeministrit Edi Rama.
“Sot, në sallën e seancave të Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Edi Paloka ka sulmuar me një solucion kimik të parapërgatitur Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama. Garda e Republikës me mbështetjen e strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit ka nisur hetimet e menjëhershme për agresionin e kryer në sytë e të gjithëve dhe gjithashtu procedimin penal kundër shtetasit Edi Paloka”, lexohet në njoftimin e Gardës së Republikës.
PD-ja tregon pse Paloka gjuajti me ngjyrë Ramën
Partia Demokratike ka sqaruar arsyet pse Edi Paloka gjuajti me ngjyrë Kryeministrin Edi Rama.
Sipas PD-së, qëndrimi i deputetit demokrat erdhi për shkak të talljes së vazhdueshme që Rama i bëri në seancat e kaluara, transmeton tch.
“Edi Paloka e gjuajti me ngjyrë Edi Ramën, pasi ky e talli në mënyrë të përsëritur për shkak të mënyrës së të folurit. Gjuajtja me ngjyrë është mospranim i bullizmit të ushtruar nga Kryeministri për të cilin është dëshmitar i gjithë opinion publik”, thuhet në reagimin e PD-së.
Rama qëllohet me ngjyrë në fytyrë në Kuvend
Deputeti Edi Paloka qëlloi me ngjyrë në fytyrë kryeministrin Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare.
Kryetari i Kuvendit të Shqipëris, Gramoz Ruçi ka përjashtuar nga seanca e sotme deputetin demokrat pas këtij veprimi.