Gjyqi i Mohammad A., një pesëmbëdhjetëvjeçari me origjinë siriane, filloi sot në Berlin. Ai akuzohet se i përket një organizate terroriste dhe ka ndihmuar në planifikimin e një sulmi të Shtetit Islamik që supozohej të zhvillohej gjatë një koncerti të Taylor Swift në Vjenë.
Vitin e kaluar, koncerti i këngëtares amerikane në Vjenë u anulua për arsye sigurie dhe policia austriake arrestoi një nëntëmbëdhjetëvjeçar.
Ai mund të ketë qenë më shumë sesa një bashkëpunëtor, pasi kishte përkthyer udhëzimet për ndërtimin e një bombe nga arabishtja, shkruan ANSA.
Për më tepër, ai dyshohet se bëri një lloj betimi besnikërie ndaj organizatës terroriste. Mohammad A. u arrestua në Frankfurt an der Oder, ku ndoqi shkollën, transmeton KosovaPress.
Gjyqi, i cili pritet të zgjasë deri më 26 gusht, do të mbahet me dyer të mbyllura duke pasur parasysh moshën e të pandehurit, i cili aktualisht është i lirë, ndërsa austriaku 19-vjeçar po mbahet në paraburgim në Vjenë.