Autoritetet austriake të premten kanë njoftuar se kanë arrestuar të dyshuarin e terë në lidhje me planifikimin e sulmeve në koncertet e Taylor Swiftit në Vjenë.
Sipas tyre i arrestuari i tretë është një shtetas irakian, 18-vjeçar, raporton AP.
I dyshuari kryesor për këtë rast një 19-vjeçar, raportohet se ka planifikuar të shënjestronte pjesëmarrësit e mbledhur jashtë stadiumit Ernst Happel, ku ishte planifikuar të mbaheshin koncertet, me thika ose eksplozivë gjatë koncertit të enjten ose të premten.
Sipas autoriteteve “i dyshuari shpresonte të ‘vriste sa më shumë njerëz të ishte e mundur’”. Ai së bashku më një 17-vjeçar janë arrestuar më herët dhe janë dërguar në paraburgim. Të dy janë shtetas austriakë.
Për këtë rast është intervistuar edhe një 15-vjeçar, i cili nuk është arrestuar.
Emrat e të arrestuarve nuk janë bërë publikë, pasi ligjet në Austri e ndalojnë këtë.
Koncertet e planifikuara të Swiftit janë anuluar.
-
U radikalizua në internet, çka dihet për të dyshuarin që planifikoi sulm në koncertin e Taylor Swiftit
-
Arrestohen dy persona që dyshohen se po planifikonin sulme në Vjenë - përfshirë koncertet e Swiftit
-
Dënohet me 15 vjet burgim 21-vjeçari që planifikoi sulmin në koncertin e Taylor Swiftit
-
I akuzuari pranon se planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swiftit në Vjenë
-
15-vjeçari sirian në gjyq për sulmin në koncertin e Taylor Swift