Tri koncertet e Taylor Swiftit që do të mbaheshin në Vjenë janë anuluar pas kërcënimit për sulme.
Ato do të mbaheshin të enjten, të premten dhe të shtunën në stadiumin “Ernst Happel”.
Të mërkurën dy persona u arrestuan nën dyshimin se kishin planifikuar sulme në ngjarje të mëdha në kryeqytetin austriak, raportoi BBC.
“Pas konfirmimit nga zyrtarët qeveritarë për një sulm të planifikuar terrorist në stadiumin ‘Ernst Happel’, nuk kemi zgjidhje tjetër përveç se për sigurinë e të gjithëve të anulojnë tri shfaqjet e planifikuara”, thuhet në deklaratën e organizatorëve.