Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar mbi rrahjen e sotme në Kuvendin e Kosovës mes deputetëve të PDK-së e kabinetit qeveritar, duke e quajtur turp.
Ai ka thënë se opozita duhet të distancohet nga kjo që ka ndodhur, duke shtuar se është demokratike të mos jesh dakord me kryeministrin por jo të shkohet në përleshje.
“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit! Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta! Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës!” ka shkruar ai në Facebook.
Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton… pic.twitter.com/w0Sbu3btQJ
— Edi Rama (@ediramaal) July 13, 2023
Në një reagim të mëvonshëm, Rama ka thënë se ka marrë shumë kundërreagime se “e ka mbrojtur Kurtin”. Ai ka thënë se nuk i intereson se kush ka hedhur shishen i pari dhe sërish i është drejtuar opozitës me urimin që të distancohet.
“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme. Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!” ka shkruar Rama.
-
Dënohet ashpër përleshja fizike mes deputetëve dhe kabinetit qeveritar në Kuvend
-
Rama për Kurtin: Qëllimet i kemi të përbashkëta, metodat të ndryshme
-
Rama për protestat: S’mund ta bëj përgjegjës Kurtin për sallahanet e Vetëvendosjes në Shqipëri
-
Edi Rama uron Kurtin: Mandati i konfirmuar të kthehet në sukses e mbarësi për Kosovën
-
Muja: Rama ka qëndrime më të afërta me Vuçiqin se me Kurtin, s’ka bërë asgjë për Kosovën