Ka nisur me tension seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat Flamur Noka është përplasur fizikisht me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Sapo Balla mori fjalën për të shprehur qëndrimin e mazhorancës, Flamur Noka iu afrua dhe i shkuli mikrofonin nga tavolina, ndërsa nisi ta gjuante edhe me letra, çka solli edhe ndërprerjen me 5 minuta të seancës nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi.
Që në nisje të seancës deputetët e PD-së kanë bllokuar foltoren me foto të protestuesve të lënduar.
“Sot ka vetëm një pikë në rend dite. Dënojmë dhunën e policisë. Të jemi pranë protestuesve, të dëgjojmë kërkesat e tyre dhe zërin e një brezi që nuk druhet nga pushteti. S’mund të ketë debat parlamentar para një krize shoqërore. Studentët në rrugë, deputetët e opozitës janë krah tyre. Grupi i PD-së qëndron krah kërkesave të tyre", lexoi Belind Këlliçi qëndrimin e përbashkët të grupit parlamentar demokrat.
Pika e parë e rendit të ditës parashikon një interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo, e kërkuar nga Partia Demokratike. Interpelanca me ministrin Demo ishte kërkuar më herët nga opozita edhe më herët, por ishte shtyrë me argumentin se ai sapo kishte marrë detyrën dhe i duhej kohë të njihej me çështjet e ngritura. Interpelanca është kërkuar për sjelljen e policisë në protestat para parlamentit para se të niste java e protestave të dhunshme rrugëve të Tiranës. (A2 Televizion)
LIVE: Dita e dhjetë e protestës në Shqipëri
-
Tensionohet protesta para Kuvendit të Shqipërisë, arrestohen disa protestues
-
Kuvendi i Shqipërisë “në zjarr”, protesta jashtë e tensione brenda
-
Kaos dhe përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë
-
Berisha: Ka skenar për ta sulmuar selinë e PD-së
-
Dita e pestë e protestave në Tiranë: Flakë, gaz lotsjellës e plumba gome – dhjetëra të lënduar