Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka akuzuar partitë opozitare dhe presidentin Ilir Meta se kanë orkestruar dhunën nëpër rrugët e Shqipërisë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga një polic i shtetit.
“Opozita dhe Presidenti janë jo vetëm nxitësit, po edhe orkestruesit e dhunës që poshtëron kujtimin e Klodianit, gjoja për drejtësi por në fakt vetëm për hesapet politike të LulitSaliutIIliritMonikës! Janë të dëshpëruar se s'kanë asnjë shans të rikthehen në pushtet me zgjedhje!”, ka shkruar ai në mes të disa postimeve rresht në Twitter.
Rama ka kërkuar po ashtu nga “prindërit e minorenëve të abuzuar nga LSI, ruajini fëmijët nga kthetrat e të paudhëve pa atdhe, ndërsa për këdo tjetër që merr rrugët për të thyer e për të djegur, duhet të jetë shumë e qartë që loja e forcës me ligjin e shtetin mbaron prapa hekurave!”.
Klodian Rasha u vra nga një polic para tre ditësh afër shtëpisë së tij, pasi nuk i ishte bindur urdhrit për t’u ndalur.
Pas këtij rasti në të gjitha qytetet e Shqipërisë ka pasur protesta.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, të enjten ofroi dorëheqjen.
-
Rama: Qëllimi i protestave është destabilizimi i vendit
-
Rama: Dhuna në protesta u përgatit prej muajsh, ka të dhëna për futjen e maskave dhe lëndëve eksplozive në Shqipëri
-
Rama: Të gjithë ata që kryen dhunë do ta kenë hijen e shtetit pas deri kur ta shlyejnë dëmin
-
Rama pas protestave të dhunshme: Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës
-
Rama pas protestave të dhunshme: Këto s’janë duart e studentëve, por të opozitës