Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Rahoveci intervenon në rregullimin e rrugëve të dëmtuara pas reshjeve të shiut

Si pasoj e shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut të rënë gjatë javës që lamë pas, ka ardhur deri tek dëmtimi i rrugëve nëpër disa vendbanime të Komunës së Rahovecit dhe sot përmes drejtorisë për Shërbime Publike, përkatësisht përmes projektit për “Intervenime emergjente në infrastrukturë”, është intervenuar në rrugët e dëmtuara dhe pastrimit të kanalit të ujerave atmosferike, transmeton Koha.net.

Përparim Krasniqi , drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit shprehet se si pasoj e shkrirjes së borës dhe reshjeve të shiut të rënë gjatë javës së kaluar, janë dëmtuar rrugët në fshatrat Pastasellë, Drenoc dhe Baboc, rrugë këto të cilat janë rregulluar apo janë duke u rregulluar me zhavor.

Gjithashtu, Krasniqi thotë se është intervenuar edhe në rrugën Rahovec-Drenoc, në largimin e dheut nga rruga dhe në fshatin Xërxe është bërë pastrimi i kanalit të ujërave atmosferike, duke larguar rrezikun nga përmbytjet.

Image
Image