Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna e Rahovecit intervenon në pjesët që u vërshuan nga shiu

Komuna e Rahovecit ishte e përfshirë nga reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë gjatë ditës së hënë, në disa vendbanime pati edhe vërshime, transmeton Koha.net.

Përmes një komunikate dërguar mediave, kjo komunë ka njoftuar se me të pranuar kërkesat nga qytetarët, zyrtarët kompetentë kanë dalë në terren dhe po ashtu është kërkuar nga operatori i kontraktuar për intervenime emergjente, që të bëjë zhbllokimin e urave dhe pastrimin e proçkave në mënyrë që të mos ketë rrezik nga vërshimet.

Përparim Krasniqi, drejtor i Shërbimeve Publike, tha se pas kërkesave të qytetarëve, kanë intervenuar në vendet ku ka pasur nevojë.

“Në këtë drejtim jemi duke punuar edhe më tutje, në mënyrë që qytetarët të mos të jenë të rrezikuar nga vërshimet, pasi që në vazhdimësi jemi duke bërë pastrimin e proçkave dhe urave, një gjë e tillë është bërë dje në rrugën Polluzhë-Sarosh”, shtoi drejtori Krasniqi.