Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Radhë të gjata të qytetarëve në pritje për vaksinim në Prizren

Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur në sallën “Sezai Surroi” në Prizren të cilët po presin për vaksinim.

Të njëjtit shihen se tek presin në këmbë në radhë të gjata për t’iu nënshtruar procesit të vaksinimit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i vaksinave të administruara në total është 609.330, numri i të vaksinuarve me dozën e parë është 180.926, numri i të vaksinuarve me dy dozat është 214.202. deri tash janë vaksinuar 7098 persona ndërkaq janë 18. 929 terminë të rezervuar për sot.

Kohëve të fundit ka pasur interesim më të madh të qytetarëve për vaksinim. Tashmë terminët për vaksinim janë shtyrë për disa javë.