Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Telashe me sistem të vaksinimit në “1 Tetori”

Vetëm një javë pas rifillimit të vaksinimit edhe gjatë fundjavave, në sallën “1 Tetori” është ndërprerë përkohësisht dhënia e vaksinave.

Qytetarëve që janë paraqitur për t’u vaksinuar mëngjesin e së shtunës aty, u është thënë se ka problem në sistem.

Teksa ka pasur qytetarë që janë kthyer pa vaksina, nga kjo qendër i kanë thënë KOHËS se vaksinimi po vazhdon edhe pse ka ende telashe me sistem.

Deri tash, në Kosovë janë dhënë 1.640.380 doza të vaksinave, sipas raportit të fundit të IKSHPK-së. 770.941 edhe me dozën e dytë.