Qendra e vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë po qëndron e mbyllur gjatë ditës së shtunë.
Një qytetar ka bërë të ditur për KOHËN se sot ka shkuar për vaksinim në këtë qendër mirëpo është kthyer mbrapshtë nga dy policë të cilët po qëndrojnë tek hyrja e qendrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKOHA ka provuar të kontaktojë me koordinatorin e kësaj qendre, Niman Bardhi mirëpo kontakti me të ka qenë i pamundur.
Ndërkohë, gjatë ditës së premte në Kosovë janë vaksinuar 11,546 persona. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëbdetësisë, numri total i të vaksinuarve është 305,991. Prej kësaj shifre, 128,069 janë të vaksinuar me dozën e parë ndërkaq 88,961 me dozën e dytë.
Më 13 korrik Ministria ka bërë të ditur se për vaksinim tani mund të aplikojnë edhe qytetarët mbi moshën 18 vjeç.