Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

QKMF në Mitrovicë pranon donacion një autoambulancë nga Japonia

Qeveria e Japonisë në kuadër të projekteve bazike për siguri njerëzore dhe kulturë ka ndihmuar QKMF-në e Mitrovicës me një autoambulancë, transmeton Koha.net.

Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të autoambulancës, përveç kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, ishin drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj-Barani dhe drejtori i QKMF-së, Fevzi Sylejmani.

Me këtë rast kryetari Bahtiri falënderoi Qeverinë e Japonisë për donacionin e dhënë për shëndetësinë e Mitrovicës, duke thënë se ndihmesa të tilla janë të rëndësishme për të rritur efikasitetin e punës dhe shpejtësinë në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj- Barani, tha se është plotësuar një nevojë që ka pasur shëndetësia në Mitrovicë. “Kemi pranuar një donacion nga Qeveria Japoneze, një autoambulancë me të gjitha pajisjet e nevojshme që i përkasin emergjencës. Ajo ka vlerë shumë të madhe dhe e falënderoj qeverinë Japoneze për mbështetjen që na e ka dhënë”, tha drejtoresha Barani.

Në anën tjetër, Fevzi Sylejmani, drejtor i QKMF-së në Mitrovicë tha se ky donacion është tepër i nevojshëm për pacientët eventual.

“Autoambulanca do të hyjë në funksion edhe të një projekti për avancimin e shërbimit emergjent në Mitrovicë. Kjo autoambulancë shumë shpejt do të jetë në terren, duke u nisur nga një qendër e thirrjes dhe do të mundësojë që mjeku shumë më shpejt të jetë tek pacienti. Synimet tona janë që Qendra Emergjente Primare në Mitrovicë të bëhet edhe me karakter rajonal”, tha Sylejmani.

Edhe QKMF-ja e Klinës merr donacion pajisje mjekësore nga Japonia dhe KFOR-i Arbëri QKMF-ja e Klinës merr donacion pajisje mjekësore nga Japonia dhe KFOR-i

Komuna e Mitrovicës është përfituese e një autoambulance dhe pajisjeve mjekësore për laboratorin e QKMF-së, në kuadër të projektit për përmirësimin e shëndetit publik, që arrin vlerën mbi tetëdhjetëmijë euro.

Qeveria e Japonisë do të mbështesë dhe të financojë në Kosovë shtatë projekte, të cilat kapin vlerën e më shumë se 470 mijë euro, të cilat kanë të bëjnë me zhvillim ekonomik, media, të rinj, kulturë dhe sport.