Arbëri

QKMF-ja e Klinës merr donacion pajisje mjekësore nga Japonia dhe KFOR-i

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Nënë Tereza” ka pranuar dy donacione, një autoambulancë nga Qeveria Japoneze, me çka kompletohet donacioni i dhuruar nga populli japonez në vlerë 68 mijë e 229 euro, që përfshin pajisje mjekësore një (1) autoambulancë standarde dhe një (1) autoambulancë për nevojat e pacientëve me hemodializë si dhe pesë (5) pajisjeve laboratorike: Aparatit hematologjik, aparatit biokimik, mikroskopit, roller mikserit dhe centrifugave, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Projekti financohet nga Qeveria japoneze nga granti i Projekteve Bazike për Siguri Njerëzore (të quajtur GGP), i miratuar nga Qeveria e Japonisë, transmeton Koha.net.

“Ky grant do të ketë ndikime jashtëzakonisht pozitive, sepse krijon parametra për ofrimin e shërbimeve më cilësore shëndetësore për qytetarët e Komunës së Klinës”, kanë vlerësuar me këtë rast drejtori i Shëndetësisë, Bedri Gashi dhe drejtoresha e QKMF-së, dr. Drita Gjergji.

Komuna e Klinës ka aplikuar në maj të vitit 2016 nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse Japoneze në Prishtinë për përfitimin e Grantit të Asistencës Bazike për Sigurinë Humane të Qeverisë Japoneze.

Gjithashtu pajisje mjekësore, sterilizator, për këtë Qendër kanë dhuruar edhe Zyra e LMT-së së KFOR-it të Brigadës Shumëkombëshe Perëndim.​

{gallery}