Ministria e Shëndetësisë ka pranuar pajisjet mjekësore të dhuruara nga Qeveria Japoneze për ndërtimin e kapaciteteve kundër COVID-19.
Sipas njoftimit, pajisje mjekësore në vlerën prej 810,000 euro janë dhuruar sot nga Qeveria e Japonisë, në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve spitalore në funksion të rritjes së kapaciteteve dhe shërbimeve shëndetësore për përballimin e pandemisë.
“Me arritjen e këtyre pajisjeve është implementuar plotësisht marrëveshja për dhënien e pajisjeve, e nënshkruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Japonisë. Në ceremoninë e organizuar në ambientet e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës ishin të pranishëm Ministri i Shëndetësisë, z. Arben VITIA dhe I ngarkuari me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, z. Mitsunori OGASAWARA”, thuhet në njoftim.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thënë se përgjatë këtyre 15 muajve, ia kanë dalë t’i përgjigjen situatës falë angazhimit të mjekëve dhe infermierëve, të cilët nuk u dorëzuan, në shërbim të shëndetit publik.
Ogasawara theksoi se Japonia ka qëndruar përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë të COVID-19 dhe do të qëndrojë e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimin e sektorit të saj shëndetësor
“Nga mbështetja e Japonisë janë dhuruar 7 monitorë shtrati, 3 Termografë, 2 aparate me ultratinguj dhe 1 radiografi mobile. Pajisjet do të shpërndahen nga sot, kryesisht në spitalet e përgjithshme, si dhe klinikat e ShSKUK-së”, thuhet në njoftim.
-
Qeveria japoneze i dhuron pajisje mjekësore Kosovës për ngritjen e kapaciteteve në luftën kundër COVID-19
-
Japonia ndihmon Kosovën në luftën kundër COVID-19
-
Japonia do t’i japë Kosovës mbi 700 mijë dollarë për përballimin e koronavirusit
-
GIZ-i i jep Kosovës pajisje 210 mijë euroshe për menaxhim të mbetjeve medicinale
-
780 mijë euro pajisje për IKSHPK-në